Shtyhet seanca ndaj Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës heq dorë nga marrja dëshmitar e Dules

Fredi Beleri hoqi dorë nga pyetja si dëshmitar i kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Dule ishte kërkuar si dëshmitar vetëm nga mbrojtja dhe bashke me të u kërkua heqja dorë edhe nga dëshmitari Marjus Suli. Seanca e së mërkurës ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, u shty […]

Nëntor 22, 2023 - 16:13
 0
Shtyhet seanca ndaj Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës heq dorë nga marrja dëshmitar e Dules

Fredi Beleri hoqi dorë nga pyetja si dëshmitar i kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Dule ishte kërkuar si dëshmitar vetëm nga mbrojtja dhe bashke me të u kërkua heqja dorë edhe nga dëshmitari Marjus Suli.

Seanca e së mërkurës ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, u shty për në 5 dhjetor, me qëllim gjetjen dhe pyetjen e dëshmitarit të kërkuar edhe nga SPAK, edhe nga Beleri, Abdyl Rama.

Ai është vëllai i Arsen Ramës, personit që bashkëpunoi me prokurorinë duke kryer veprime të simuluara me Belerin dhe Pandeli Kokaveshin.

Për seancën e sotme, policia e Himarës njoftonte gjykatën se dëshmitari Abdyl Rama nuk ishte gjetur. Prokurorja e SPAK në sallë, i paraqiti gjykatës një kopje të sistemit TIMS, ku rezultonte se dëshmitari kishte lënë Shqipërinë në muajin shtator.

Për këtë shkak, prokurorja kërkoi lejimin e leximit të deklarimeve të tij në prokurori. Kërkesa u kundërshtua nga avokatët, që pretenduan se dëshmitari ishte në Shqipëri, se ishte parë në qytetin e Vlorës dhe se ditët e fundit edhe kishte postuar foto nga ky qytet.

Në të njëjtën seancë nga kafazi i sallës së gjyqit, në një deklarim të lirë, i pandehuri Beleri tha se gjykata kishte gabuar në seancën e kaluar kur pyeti dëshmitarin Arsen Rama në një seancë me dyer të mbyllura.

“Nëse do t’i rrezikohej jeta, prokuroria do ta kishte marrë në mbrojtje”, tha Beleri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.