Shtyhet seanca në Apel për Belerin, nuk ka zgjedhur ende avokatët

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për më 7 qershor seancën ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Seanca e parë në Apel për këtë çështje dështoi për shkak të mospranisë së Belerit, por dhe avokatëve të tij. Përmes një shkrese drejtuar gjykatës Beleri njoftonte se nuk do të merrte pjesë në seancë dhe […]

Maj 27, 2024 - 11:30
 0
Shtyhet seanca në Apel për Belerin, nuk ka zgjedhur ende avokatët

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për më 7 qershor seancën ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Seanca e parë në Apel për këtë çështje dështoi për shkak të mospranisë së Belerit, por dhe avokatëve të tij.

Përmes një shkrese drejtuar gjykatës Beleri njoftonte se nuk do të merrte pjesë në seancë dhe se akoma nuk ka zgjedhur avokatët që do ta përfaqësojnë në Apel.

Ndonëse ishte në seancë, pa mbrojtje ka mbetur edhe i pandehuri tjetër Pandeli Kokaveshi. Në këto kushte, gjykata caktoi avokaten kryesisht Pranvera Doçi për Belerin dhe avokatin Arben Peçi për Kokaveshin.

Në Apel, Alfred Beleri kundërshton dënimin me 2 vjet burg dhënë nga shkalla e parë për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”, ndërsa Kokaveshi dënimin me 1 vit e 6 muaj, që më pas iu konvertua në Shërbim Prove.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.