Shtyhet sërish seanca për Dakon, disa të pandehur nuk u njoftuan në kohë

Gjykata e Posaçme shtyn për më 26 janar seancën paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe të bashkëpandehurve të tij. Shkak i shtyrjes u bë mosnjoftimi i disa prej të pandehurve për seancën. Dako u arrestua në qershor të 2023 dhe ndaj tij ishin depozituar 2 kallëzime. Kallëzimi i parë është bërë nga banorët […]

Janar 11, 2024 - 14:11
 0
Shtyhet sërish seanca për Dakon, disa të pandehur nuk u njoftuan në kohë

Gjykata e Posaçme shtyn për më 26 janar seancën paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe të bashkëpandehurve të tij. Shkak i shtyrjes u bë mosnjoftimi i disa prej të pandehurve për seancën.

Dako u arrestua në qershor të 2023 dhe ndaj tij ishin depozituar 2 kallëzime. Kallëzimi i parë është bërë nga banorët e një pallati në lagjen numër 5, godinë e cila u bë e pabanueshme pas tërmetit të vitit 2019. Sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi pallati përfundoi me 4 kate shtesë.

Kallëzimi i dytë është bërë nga ish-kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj, sipas të cilit, Dako shpërdoroi fondet publike për një rrugë që u tenderua, por nuk u realizua. Padia e Xhaferrajt mbështetet edhe nga dy raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku për projektin e rrugës së Plazhit nga Bërryli deri në Currila, i është shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në shumën 18 milionë lekë.

Sipas SPAK, Vangjush Dako, jo vetëm nuk ka marrë masa për Kontrollin e Komisionit të Llogaritjes së Fondit Limit, por ka miratuar dhe urdhrin e prokurimit me vlerën e propozuar nga ky komision, çka i është shkaktuar dëm shtetit në vlerën 18 milionë lekë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.