Shtyhet vizita e Erdoganit në SHBA dhe takimi me Bidenin

Vizita e Rexhep Tajip Erdogan në SHBA dhe takimi i mëpasshëm me presidentin Joe Biden është shtyrë. Sipas informacioneve, gjatë negociatave të Ankarasë

Prill 26, 2024 - 18:15
 0
Shtyhet vizita e Erdoganit në SHBA dhe takimi me Bidenin

Vizita e Rexhep Tajip Erdogan në SHBA dhe takimi i mëpasshëm me presidentin Joe Biden është shtyrë.

Sipas informacioneve, gjatë negociatave të Ankarasë dhe Uashingtonit, duket se nuk është gjetur asnjë bazë e përbashkët për parakushtet për takimin dhe deklaratat e përbashkëta, si p.sh. mbështetja për Hamasin (me udhëheqjen e të cilit presidenti turk u takua në Stamboll pak ditë më parë).

Në këtë kuadër, amerikanët duket se nuk i kanë dhënë dritën jeshile takimit, dhe një zyrtar i qeverisë së Erdoganit njoftoi sot se takimi është shtyrë.

Vihet re se prej ditësh ka pasur presion të brendshëm në prapaskenë ndaj qeverisë amerikane për mundësinë e një takimi me Erdoganin për shkak të mbështetjes për Hamasin, aq më tepër që Joe Biden  është në periudhën parazgjedhore.

Vizita ishte parashikuar të zhvillohej më 9 maj. Zyrtari turk theksoi se së shpejti do të caktohet një datë e re takimi.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.