Shtyhet vizita e Putin në Turqi, shkak bëhen zgjedhjet në të dy vendet

Vizita e Vladimir Putin në Turqi është shtyrë për një datë të mëvonshme Sipas gazetës turke Hürriyet, kjo ishte për shkak të programeve

Shkurt 8, 2024 - 08:27
 0
Shtyhet vizita e Putin në Turqi, shkak bëhen zgjedhjet në të dy vendet

Vizita e Vladimir Putin në Turqi është shtyrë për një datë të mëvonshme Sipas gazetës turke Hürriyet, kjo ishte për shkak të programeve zgjedhore në Turqi dhe Rusi.

Dje agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar një burim nga Ankaraja, raportoi se presidenti rus mund të vizitojë Turqinë në fund të prillit ose në fillim të majit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu dje se përgatitjet po vazhdojnë për një takim midis Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Një zyrtar turk i tha Reuters javën e kaluar se Putin do të vizitonte Turqinë më 12 shkurt. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.