Si është gjendja e shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi, flet mjeku i spitalit të Shkodrës: U bënë ekzaminimet përkatëse

Mjeku i spitalit të Shkodrës ka dhënë detaje për shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi një ditë më parë. “Rreth orës 6 të mëngjesit janë paraqitur në spitalin e Shkodrës dy pacientë të cilët referohet se janë dhunuar dje në Malin e Zi. Gjendja e tyre e përgjithshme dukej e mirë, janë evidentu traumat […]

Janar 7, 2024 - 16:12
 0
Si është gjendja e shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi, flet mjeku i spitalit të Shkodrës: U bënë ekzaminimet përkatëse

Mjeku i spitalit të Shkodrës ka dhënë detaje për shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi një ditë më parë.

“Rreth orës 6 të mëngjesit janë paraqitur në spitalin e Shkodrës dy pacientë të cilët referohet se janë dhunuar dje në Malin e Zi.

Gjendja e tyre e përgjithshme dukej e mirë, janë evidentu traumat në kokë, në trup dhe pjesën e ftyrës. Sipas procedurave, nuk u rezultua me probleme, ata qëndruan për 2 – 3 orë dhe janë dërguar në shtëpi.

Nuk kishin dëmtime neurologjike që tregojnë probleme të truri apo sistemit, ekzaminimet tregonin që ata mund të shkonin në shtëpi, njëri ishte nga Rrogozhina dhe tjetri nga Hot i Ri.

Të dy bënë skaner, ekzaminimet përkatëse, trauma në sy ka tramuatizimin e vet, por pa dëmtim, nuk rezultuan me dëmtime të thella, u dhanë mjekimet përkatëse“, tha ai për TCH.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.