Si mund të arrihet “zero mbeturina” kur mijëra veta marrin pjesë në këtë veprimtari?

“E gjelbra” është një nga konceptet organizuese të Lojërave Aziatike të Hangzhou-t. Kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Aziatike do të jenë me “zero mbeturina”. Si mund të arrihet kjo? Të ashtuquajturat “Lojëra Aziatike pa mbeturina” i referohen zbatimit gjithëpërfshirës të konceptit “pa mbeturina” gjatë procesit të përgatitjes së Lojërave Aziatike të […]

Tetor 5, 2023 - 13:20
 0
Si mund të arrihet “zero mbeturina” kur mijëra veta marrin pjesë në këtë veprimtari?

“E gjelbra” është një nga konceptet organizuese të Lojërave Aziatike të Hangzhou-t. Kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Aziatike do të jenë me “zero mbeturina”. Si mund të arrihet kjo?

Të ashtuquajturat “Lojëra Aziatike pa mbeturina” i referohen zbatimit gjithëpërfshirës të konceptit “pa mbeturina” gjatë procesit të përgatitjes së Lojërave Aziatike të Hangzhou-t, duke forcuar menaxhimin e të gjithë ciklit jetësor të mbetjeve të ngurta dhe duke minimizuar prodhimin e mbetjeve të ngurta. “Pa mbeturina” nuk do të thotë se nuk prodhohen mbetje të ngurta, as nuk do të thotë që mbetjet e ngurta mund të përdoren plotësisht si burime. Ky koncept parakupton promovimin e formimit të mënyrës e stilit të jetesës dhe të zhvillimit të gjelbër, pakësimin e burimit të mbetjeve të ngurta dhe shtimin e riciklimit, dhe minimizimin e vëllimit të mbeturinave të groposura apo të djegura.

Për këtë arsye, shumë objekte të Lojërave Aziatike janë rikonstruktuar, dhe ka vetëm 12 të reja. Më shumë se 4 000 ndenjëse në Pallatin e Sportit të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë Elektronike të Kinës u riparuan, duke ulur 4.6 tonë mbetje plastike. Më shumë se 9 000 tonë mbeturina ndërtimi nga Qendra Sportive “Huanglong u shtypën dhe u përdorën për të bërë tulla citon CMG.
Salla e skuoshit u krijua nga rinovimi i Qendrës Ndërkombëtare të Ekspozitave të Hangzhou-t. Hu Guanglong, një përgjegjës i projektit, tha:

“Kjo sallë përdor pajisjet origjinale të Qendrës Ndërkombëtare të Ekspozitave të Hangzhou-t dhe për rinovimin janë përdorur materiale të riciklueshme. Pas Lojërave Aziatike mund të rikkthehen shpejt funksionet e qendrës origjinale të ekspozitave.”

Jetesa gjatë Lojërave Aziatike gjithashtu promovon thjeshtësinë dhe karbonin e ulët. Është krijuar një llogari e lëshimit të ulët të karbonit që quhet “Fshati i Lojërave Aziatike në cloud” për të inkurajuar banorët e Fshatit të Sportistëve të Lojërave Aziatike që të fitojnë pikë dhe të shpërblehen me çmime përmes veprimeve të klasifikimit të plehrave, të blerjeve pa qese plastike etj., duke bërë shumë punë për riciklimin e mbetjeve.

Për “Lojërat Aziatike pa mbeturina”, edhe shkenca e teknologjia luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Kong Yang, drejtori i Qendrës së Sigurisë të Fshatit të Sportistëve të Lojërave Aziatike, tha se një ndër elementet e rëndësishme të platformës “Fshati i Lojërave Aziatike në cloud” është sistemi i administrimit:

“Sistemi i administrimit mund të llogarisë me saktësi kur sportistët vijnë në restorant për të ngrënë dhe sa sportistë vijnë për të ngrënë nëpërmjet informacionit të mbërritjes dhe ikjes së sportistëve dhe të ndeshjeve e garave ku marrin pjesë ata. Restoranti mund të përgatisë ushqimin bazuar në kohën dhe numrin e njerëzve, për të shmangur shpërdorimin e ushqimit”.
Qendra Ndërkombëtare e Ekspozitave e Hangzhou-t, ku ndodhet Qendra Kryesore e Medies, ka ndërtuar gjithashtu një sistem inteligjent mbikëqyrjeje për mbetjet për të ofruar mbështetje për gjurmueshmërinë të saktë dhe menaxhimin e përpiktë. Gjatë këtij turneu, foto dhe video të tribunave të pastra në mjedise të mëdha pas daljes së shikuesve u panë kudo në rrjetet sociale. Nga njëra anë, kjo reflekton ndërgjegjësimin mjedisor të shikuesve dhe, nga ana tjetër, vjen edhe nga udhëzimet e organizatorëve.

Liao Wei, zv.drejtor i koordinimit të shërbimit të shikuesve të Qendrës së Ceremonive të Hapjes dhe Mbylljes së Lojërave Aziatike, tha:

“(Gjatë ceremonisë së hapjes), një qese letre për mbeturinat u vu gjithashtu për çdo shikues për të lehtësuar klasifikimin dhe riciklimin e mbeturinave. Në shfaqjen e ceremonisë së hapjes, regjisori ynë u kujtoi shikuesve ta shikojnë shfaqjen në një mënyrë të civilizuar dhe të hiqnin mbeturinat përreth pas ceremonisës. Prandaj, kur shikuesit u larguan, zona e ndenjies së tyre u rikthye në gjendjen origjinale. Kjo është gjithashtu puna jonë për të krijuar së bashku ‘Lojërat Aziatike pa mbeturina’.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.