Si Rama, Berisha dhe ish “Gazka”, vërtetuan raportin amerikan vetëm pak orë pasi doli!

Nga Poli Hoxha Prej disa kohësh një situatë politike në dukje absurde, po vazhdon në Shqipëri. Edi Ramës i duket vetja shumë i zgjuar dhe xhongler, që kur vendosi të luajë farsën sipas të cilës në vend ka vetëm dy pole politike, ai dhe Berisha. Gjithashtu si mish dhie në gjellën e mamuthëve qëndron Gaz […]

Prill 11, 2024 - 17:55
 0
Si Rama, Berisha dhe ish “Gazka”, vërtetuan raportin amerikan vetëm pak orë pasi doli!

Nga Poli Hoxha

Prej disa kohësh një situatë politike në dukje absurde, po vazhdon në Shqipëri.

Edi Ramës i duket vetja shumë i zgjuar dhe xhongler, që kur vendosi të luajë farsën sipas të cilës në vend ka vetëm dy pole politike, ai dhe Berisha.

Gjithashtu si mish dhie në gjellën e mamuthëve qëndron Gaz Bardhi, të cilit i është mbushur mendja se është “lojtar” që shënon në të dyja porta e fushës dhe golat i quhen.

Berisha nga ana tjetër del përnatë në ballkon dhe bën sikur lufton me regjimin, lëshon gjyle mbi mullarët e SPAK dhe pasi hyn brenda në shtëpinë-burg, monitoron paktin e ri me Edi Ramën.

E gjithë kjo panoramë ka vetëm një emër: Intimidimin e drejtësisë dhe imponimin ndaj ndërkombëtarëve si faktorë të vetëm, të cilët në Shqipëri kanë në dorë edhe breshërin, edhe diellin!

Por fundi i lojës ka ardhur.

Raporti i fundit i Freedom House, organizatë amerikane që mision kryesorë ka monitorimin e demokracisë në botë, ishte një prozhektor i fortë që nxjerr në dritë çorbën e helmuar që po gatuan Rama me Berishën, edhe pse e mbysin me erëza të forta dhe mish dhie të tipit gazbardhistë.

Zbërthimi i lojës është tronditës.

Jo se nuk e dinin shqiptarët, por sepse ndërkombëtarët po i paralajmërojnë për herë të fundit që të mos bëjnë si të zgjuar me ata dhe të luajnë me dy porta.

Raporti e thotë troç: Forca politike e Berishës, Rama dhe qeveria e tij, mediet që kontrollojnë dhe bisneset në shërbim të tyre, janë bërë bashkë kundër SPAK.

Pasi nxihet mazhoranca Rama, qëndrimi për Berishën dhe këdo që i ndjek apo bën marrëveshje si Rama është i prerë: Po përdorin dhunën si instrument, synohet destabilizimi i vendit, minojnë demokracinë, po përdorin mediet dhe bizneset për kauzën e tyre malinje dhe kanë rrethuar dhe po intimidojnë SPAK dhe GJKKO.

Për ata që nuk e dinë, raportet e Freedom House janë bazë e qëndrimeve zyrtare të SHBA.

Për sy e mendjeleshët, kujtojmë se kur në këto lloj raportesh shkruhet se një grupim politik kudo në botë është i dhunshëm, synon destabilizimin e vendit dhe të demokracisë, zakonisht më pas qeveria i shpall këto grupime edhe zyrtarisht, si “terroriste”.

Askush nuk e do dhe e uron këtë përfundim, pasi edhe “ngrënia e barit” që po vazhdon prej 3 vitesh, është shumë. Por një gjë është e qartë: Pazari Rama-Berisha po monitorohet fortë nga ndërkombëtarët.

Ky raport është vetëm preludi dhe Edi Rama ka për të qenë fajtori kryesorë, pasi për ti shpëtuar drejtësisë duke rikonfirmuar pushtet edhe për 4 vite, po e shet organizatën e Berishës si të vetmin faktorë politik në vend që ai ka përballë por edhe që mund të bëjë marrëveshje, për hir të “demokracisë”.

E fuqizon në Kuvend, e fut në tryezën e lartë politike si ajo e Reformës Zgjedhore, e ushqen fuqishëm ekonomikisht nëpërmjet bizneseve oligarkike dhe mbi të gjitha e mban në lojë duke përpunuar opinionin publik me mediet e përbashkëta.

Me dorën e tij ju ka dërguar mesazh medieve kryesore, që ta trajtojnë Gazment Bardhin “si aset”. Kurse PD dhe Lulzim Basha që janë të vetmit pro SPAK e në linjën perëndimore për demokracinë shqiptare, të defaktorizohen, të sulmohen edhe pa lidhje, të tallen dhe të trajtohen si të mbaruar.

Kaq të madh e kanë hallin me SPAK dhe për të vazhduar të gëzojnë së bashku pushtetin e “mazhorancës dhe opozitës”, sa që e kanë futur kokën keq fare në konspiracionin për të minuar demokracinë.

E kanë futur deri aty sa që vetëm pak orë pas publikimit të raportit amerikan të Freedom House, e vërtetuan pikë për pikë atë.

Nëpërmjet ish-Gazkës, sot zëvendës i kryetarit nongrata të organizatës Rithemelimi,(“Aset” sipas Ramës), në bashkëpunim me Lindita Nikollën yesman-e, amnistuan nongratën e SHBA dhe të Britanisë së Madhe dhe certifikuan “minimin e demokracisë”.

Edhe atë pjesën e rëndë të “dhunës dhe destabilitetit të vendit”, nuk duruan por e vërtëtuan shpejt e shpejtë, duke hedhur bomba molotov te bashkia e Tiranës, pasi shtabin qëndror të korrupsionit në vend që është zyra e Ramës, e kanë çliruar me kohë!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.