Si Të Rrisni Barishtet Tuaja Të Preferuara Pranë Dritares Së Kuzhinës

Vendosja e disa vazove me barishte të ndryshme si për shembull nenexhik apo rozmarinë, pranë dritares së kuzhinës sjell natyrën në ambientin e shtëpisë tuaj. E gjithashtu shije të freskëta për çdo gjë që do të gatuani. Ju mund të filloni duke mbjellë fara ose bimë të vogla, por mbani në mend se farat, edhe […] The post Si Të Rrisni Barishtet Tuaja Të Preferuara Pranë Dritares Së Kuzhinës appeared first on AgroWeb.

Tetor 13, 2023 - 09:55
 0
Si Të Rrisni Barishtet Tuaja Të Preferuara Pranë Dritares Së Kuzhinës

Vendosja e disa vazove me barishte të ndryshme si për shembull nenexhik apo rozmarinë, pranë dritares së kuzhinës sjell natyrën në ambientin e shtëpisë tuaj. E gjithashtu shije të freskëta për çdo gjë që do të gatuani.

Ju mund të filloni duke mbjellë fara ose bimë të vogla, por mbani në mend se farat, edhe pse më të përballueshme ekonomikisht, kërkojnë më shumë punë dhe më shumë kohë për t’u rritur sesa një bimë e re.

Edhe pse mbajtja e tyre pranë dritares së kuzhinës është më e përshtatshme për shakak të afërsisë së saj me hapësirën e gatimit, çdo dritare në shtëpinë tuaj është e përshtatshme.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla për rritjen dhe kujdesin e tyre.

Ndiqni këto hapa bazë

Nëse po planifikoni të mbillni erëzat tuaja të preferuara duke përdorur farat e tyre, sigurohuni që të lexoni me kujdes udhëzimet në paketimin e tyre.

Mbushni secilën vazo me dhe të freskët, hidhni sipër tyre disa fara, shtoni pak dhe sipër, e në fund ujitini.

Mbulojeni vazon më një qese plastike për të ruajtur lagëshitnë dhe për të nxitur mbirjen. Kur bimët të fillojnë të mbijnë, hiqni plastikën.

Nëse blini një bimë të mbjellë, zhvendoseni atë në një enë më të madhe në mënyrë që rrënjët të rriten, përndryshe ato mund të prishen.

Këshilla të tjera për kujdesin ndaj bimëve tuaja janë:

1.Vendosini në një vend me diell

Barishtet pëlqejnë diellin e plotë dhe të drejtpërdrejtë, kështu që është e rëndësishme t’i vendosni pranë një dritareje.

Sigurohuni që të lexoni etiketën e tyre për të mësuar se sa orë dielli i duhen për të lulëzuar.

Një dritare me pamje nga jugu me gjashtë deri në tetë orë diell është më e mira.

2.Mbillni barishtet me të cilat gatuani më shpesh

Nenexhiku, rozmarina, borziloku, rigoni, majdanozi dhe trumza rriten shumë mirë në prag të dritares dhe ka të ngjarë t’i përdorni më së shumti në kuzhinë.

Nëse ka ndonjë barishte tjetër që ju pëlqen dhe gatuani rregullisht me të, ndjehuni të lirë ta mbillni.

3.Jepuni bimëve hapësirë

Nëse grumbulloni shumë bimë në një vazo shumë të vogël, mos prisni që të lulëzojnë.

Rrënjët kanë nevojë për hapësirë ​​për t’u rritur, dhe nëse ajo mungon bima nuk do të jetë në gjendje të rritet.

4.Kujdes kur mbillni lloje të ndryshme bimësh sëbashku

Disa barishte, të tilla si nenexhiku dhe koriandër, nuk duhet të mbillen kurrë me barishte të tjera pasi ato rriten shpejt dhe priren të pushtojnë pjesën tjetër të hapësirës.

Nëse keni ndërmend të mbillni ndonjë gjë që mund të ndikojë në rritjen e bimëve të tjera, duhet t’i vendosni ato në vazo të ndryshme.

5.Përzieni bimët që mund të rriten sëbashku

Ka shumë barishte që mund të rriten sëbashku në një vazo. Disa prej tyre janë borziloku, majdanozi, trumza ose rozmarina.

Mos harroni të…

Një herë në muaj, forconi bimët tuaja me pleh organik.

Ujitni bimët mjaftueshëm, por jo më teoër seç duhet pasi rrënjët e tyre mund të prishen. Ujitini vetëm kur toka duket e thatë. /AgroWeb.org

The post Si Të Rrisni Barishtet Tuaja Të Preferuara Pranë Dritares Së Kuzhinës appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.