Si u arrestua Dritan Rexhepi? Balla: Meritat i takojnë policisë italiane

Arrestimi në Turqi i shqiptarit të shumëkërkuar ndërkombëtarisht Dritan Rexhepi, ka ndodhur për meritë të policisë italiane. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla në emisionin Opinion në Tv Klan, ku tregoi detaje rreth operacionit në Stamboll. “Nga ana jonë Dritan Rexhepi ka qenë një person me pullë të kuqe, me alarmin më të […]

Nëntor 23, 2023 - 22:33
 0
Si u arrestua Dritan Rexhepi? Balla: Meritat i takojnë policisë italiane

Arrestimi në Turqi i shqiptarit të shumëkërkuar ndërkombëtarisht Dritan Rexhepi, ka ndodhur për meritë të policisë italiane.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla në emisionin Opinion në Tv Klan, ku tregoi detaje rreth operacionit në Stamboll.

“Nga ana jonë Dritan Rexhepi ka qenë një person me pullë të kuqe, me alarmin më të madh. Për të qenë korrekt, kam pasur në zyrë para 2 ditësh zv.drejtorin e përgjithshëm të Policisë Italiane, merita kryesore i takon Policisë Italiane, ata kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe kanë bërë një punë të lavdërueshme për të ndjekur gjithë rrugëtimin e tij.

Ja kam bërë me dije autoriteteve të Policisë Italiane, që për shumë arsye vendi i parë i ekstradimit duhet të jetë Shqipëria për shkak të vrasjes së dy punonjësve të policisë, por ne me Italinë bashkëpunimi është shumë i hapur për çdoi lloj nevoje që do kenë, për ta marrë në pyetje.

Turqia ka dy kërkesa, një nga Shqipëria dhe një nga Italia. Por ne dhe Italia i zgjidhim gjërat me njëri-tjetrin.

Policia Shqiptare ka qenë shumë e rëndësishme në ofrimin e të dhënave të ADN apo të dhëna tjera shumë të rëndësishme. Te vila në Turqi (arrestimi i Rexhepit) merita është e Policisë Italiane dhe Policisë së Stambollit. Edhe në atë moment ka pasur përpjekje për t’u larguar”, tha ministri i Brendshëm.

I pyetur nëse kohët e fundit Dritan Rexhepi ka qenë në Shqipëri, Balla tha se policia shqiptare e kishte këtë informacion, ka bërë verifikime dhe nuk ka rezultuar një gjë e tillë. Megjithatë, nuk e përjashtoi si mundësi.

“Janë bërë disa verifikime nga ana jonë, për momentin nuk ka rezulton. Por fakti që vazhdon të jetë i përfshirë në akte kriminale në Shqipëri, nuk e përjashtoj një gjë të tillë. Nuk është shumë e vështirë të depërtosh në kufijtë e kontrollit biometrik, sikurse është kontrolli në aeroportin e Rinasit apo dhe në porte. Ai ka familjarë në Shqipëri apo ka edhe bashkëpunëtorë të tij, përsëri e theksoj që për ne është e rëndësishme që ky person sot është në pranga”, theksoi Balla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.