Si u fut në kurth trafikanti në Durrës, i shiti kokainë agjentit dhe paratë i futi në… (VIDEO)

Ky është një nga momentet kur një prej trafikantëve të drogës ka kryer shitje të lëndës narkotike, që është goditur gjatë operacionit “Tempulli 2”. Gazetari Merin Maçi ka publikuar një video të filmuar nga droni i Policisë së Shtetit, teksa një nga trafikantët në Durrës ka kryer shitjen e një sasi kokaine dhe ka marrë […]

Janar 23, 2024 - 08:54
 0
Si u fut në kurth trafikanti në Durrës, i shiti kokainë agjentit dhe paratë i futi në… (VIDEO)

Ky është një nga momentet kur një prej trafikantëve të drogës ka kryer shitje të lëndës narkotike, që është goditur gjatë operacionit “Tempulli 2”.

Gazetari Merin Maçi ka publikuar një video të filmuar nga droni i Policisë së Shtetit, teksa një nga trafikantët në Durrës ka kryer shitjen e një sasi kokaine dhe ka marrë paratë nga një agjent i infiltruar i antidrogës.

“Është filmuar nga dronët inteligjentë të Policisë së Shtetit, është video e siguruar në Durrës ku ky personi me xhup të kuq është trafikanti që merrej me shitjen e kokainës dhe vendi ku është drejtuar është një vend i përshtatur në një faqe muri të zonës ku fshihte lëndën narkotike, dozën e kokainës. Në momentin që është filmuar, është momenti që sapo është bërë blerje e provokuar nga agjentët e antidrogës”, u shpreh gazetari Merin Maçi.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2” në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit për të goditur shitjen e lëndëve narkotike, u arrestuan 273 persona, u shpallën në kërkim 26 të tjerë dhe u goditën 7 grupe kriminale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.