Si u thur plani i vrasjes së Liridona Murselit/ “Zbërthehet” autori: I shoqi më ofroi 30 mijë euro

Granit Plava ka pranuar autorësinë e vrasjes së Liridona Murselit, ndërsa për këtë ngjarje makabre është paguar 30 mijë euro nga bashkëshorti i

Dhjetor 1, 2023 - 18:44
 0
Si u thur plani i vrasjes së Liridona Murselit/ “Zbërthehet” autori: I shoqi më ofroi 30 mijë euro

Granit Plava ka pranuar autorësinë e vrasjes së Liridona Murselit, ndërsa për këtë ngjarje makabre është paguar 30 mijë euro nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit, Naim Murseli, është vënë në pranga nga blutë e Kosovës. Detajet bëhen të ditura nga mediat, ku gjithashtu raportohet se autori dhe bashkëshorti i viktimës janë fiksuar nga disa kamera sigurie duke u takuar me njëri-tjetrin. Mediat shkruajnë se besohet që në këtë takim është përgatitur dhe plani për vrasjen e 33-vjeçares.

 

Ngjarja fillimisht u raportua nga autoritetet si grabitje me pasojë vrasjen, por hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë pasditen e kësaj të premteje. Liridona Murseli u vra në mënyrë makabre, ndërsa së bashku me të ndodheshin edhe dy fëmijët që vinin nga martesa me Naimin, i cili tanimë është i dyshuar si porositës i vrasjes së saj.

 

Sipas tyre, ekzistojnë xhirime të kamerave që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e vrasjes së Liridonës.

 

33-vjeçari dhe autori dyshohet se njiheshin më herët, ndërsa raportohet se janë bashkëfshatarë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka një reagim zyrtar mbi arrestimin e autorit të dyshuar dhe bashkëshortit të viktimës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.