Si u vetëvar 31-vjeçari në komisariat? Ish-polici: Mund të ketë qenë fije e batanijes së lagur

Bexhet Berberi, i cili u arrestua dhe u shkarkua nga detyra pas vetëvarjes brenda Komisariatit të Kavajës të 31-vjeçarit Ilvi Meta më 4 Maj 2022, thotë se nuk konstatuan asnjë send të ndaluar kur i bënë kontrollin fizik të riut. Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Bexhet Berberi shprehet […]

Tetor 24, 2023 - 22:50
 0
Si u vetëvar 31-vjeçari në komisariat? Ish-polici: Mund të ketë qenë fije e batanijes së lagur

Bexhet Berberi, i cili u arrestua dhe u shkarkua nga detyra pas vetëvarjes brenda Komisariatit të Kavajës të 31-vjeçarit Ilvi Meta më 4 Maj 2022, thotë se nuk konstatuan asnjë send të ndaluar kur i bënë kontrollin fizik të riut.

Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Bexhet Berberi shprehet se ai dyshon që Ilvi Meta, brenda qelisë së paraburgimit në Policinë e Kavajës, mund të jetë vetëvarur me një fije, që në fakt është sekuestruar nga Prokuroria.

Sipas tij, kjo fije mund të jetë fije e një batanieje të trashë, për të cilën thotë se nëse laget me ujë merr përmasa të tjera.

Spartak Koka: Në kontrollin që keni bërë, keni evidentuar një fije?

Ish-polici Bexhet Berberi: Jo fare, fare, asnjë lloj fije.

Spartak Koka: Nga mendoni se ka dalë kjo fija? Çfarë mund të ketë ndodhur? Pra në dijeninë tuaj tani… dhe eksperiencën.. sa eksperiencë keni?

Ish-polici Bexhet Berberi: Po kam 24-25 vjet punë.

Spartak Koka: Punë në polici?

Ish-polici Bexhet Berberi: Po. Po. Eksperienca ime është kjo që ajo mund të jetë një fije të batanijes. Se janë ca batanije të trasha dhe ajo batanije në qoftë se bëhet, fija bëhet me ujë, ajo merr përmasa të tjera.

Spartak Koka: Merr përmasa të tjera thoni ju?

Ish-polici Bexhet Berberi: Po.

Spartak Koka: Pra, nuk është futur nga jashtë?

Ish-polici Bexhet Berberi: Jo fare. Se nuk e di se nga ka ardh.

Ilvi Meta ishte arrestuar më 4 Maj 2022 në Kavajë pasi dyshohej për një vjedhje banese. Disa orë më vonë, ai u gjet i vetëvarur brenda qelisë së paraburgimit në Komisariatin e Kavajës.

Tre policë, të cilët ishin personat që kishin bërë kontrollin fizik dhe plotësimin e dokumentacionit, u arrestuan lidhur me këtë ngjarje 1 vit më parë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.