Siguria në plazhe/ Policia bllokon 11 mjete lundruese nga Saranda në Durrës

Policia e Shtetit ka bllokuar 11 mjete të tjera lundruese, nga Saranda në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia

Gusht 28, 2023 - 17:36
 0
Siguria në plazhe/ Policia bllokon 11 mjete lundruese nga Saranda në Durrës

Policia e Shtetit ka bllokuar 11 mjete të tjera lundruese, nga Saranda në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, gjatë fundjavës.

 

8 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokur nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.

 

Në Vlorë është bllokuar 1 mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masat administrative 100 000 lekë dhe 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni në bord.

 

Në Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Ksamil, Sarandë, Durrës dhe Spille, janë bllokuar 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.