Siguria në rajonin e Ballkanit, kreu i KFOR takon komandantin e misionit të BE në Bosnje Hercegovinë
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me komandantin e misionit te BE në Sarajevë me të cilin kanë diskutuar për situatën
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me komandantin e misionit te BE në Sarajevë me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe Bosnjë.
Dy drejtuesit e misioneve kane theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.
Takimi vjen as ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë reshteri Afrim Bunjaku dhe 3 sulmuesit serbe.
KFOR ka rritur praninë në veri megjithatë ekskluzivitetin për të vepruar ndaj ngjarjeve e ka Policia e Kosovës.
What's Your Reaction?