Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet shkojnë në 7.5 miliardë lekë

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2023 arritën rreth 7.5 miliardë lekë, ose 7.81% më shumë se në periudhën janar-korrik të vitit 2022. Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo […]

Gusht 29, 2023 - 11:12
 0
Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet shkojnë në 7.5 miliardë lekë

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2023 arritën rreth 7.5 miliardë lekë, ose 7.81% më shumë se në periudhën janar-korrik të vitit 2022.

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.

Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti “karton jeshil” në periudhën janar-korrik 2023 pati një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me muajin janar-korrik 2022.

Produkti “sigurim kufitar”, në periudhën janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.