Siguroi mandatin në parlamentin serb, reagon deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Sa herë hyj në ring, audienca ekzaltohet

Shaip Kamberi ka arritur sërish të fitojë një mandat në parlamentin serb, në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 17 dhjetorit. Pas

Dhjetor 18, 2023 - 08:24
 0
Siguroi mandatin në parlamentin serb, reagon deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Sa herë hyj në ring, audienca ekzaltohet

Shaip Kamberi ka arritur sërish të fitojë një mandat në parlamentin serb, në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 17 dhjetorit.

Pas këtij triumfi, Kamberi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, ku citon thënien e boksierit Muhamed Ali.

Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali)”, shkruan Kamberi.

Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, Kamberi shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik. Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanovcit. Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik. Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.

Në këto zgjedhje, shqiptarët hynë të ndarë në dy lista, ku përveç Kamberit, mori pjesë garë edhe partia “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e përfaqësuar nga Visar Mehmeti./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.