Silvinjo duhet t’i bëjë planet pa sulmuesin kryesor, klubi jep lajmin e keq për Kombëtaren: Cikalleshi do të mungojë për 2-3 javë

Kur Kombëtarja po shijonte një nga periudhat më të mira në historinë e saj, dy lajme të këqija kanë ardhur për Silvinjon. Ardian Ismajli dhe Sokol Cikalleshi kanë rënë pre e dëmtimeve. Klubi Koniaspor ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare gjendjen shëndetësore të sulmuesit kavajas. Në deklaratën e tyre mësohet se Cikalleshi do të […]

Shtator 25, 2023 - 11:35
 0
Silvinjo duhet t’i bëjë planet pa sulmuesin kryesor, klubi jep lajmin e keq për Kombëtaren: Cikalleshi do të mungojë për 2-3 javë

Kur Kombëtarja po shijonte një nga periudhat më të mira në historinë e saj, dy lajme të këqija kanë ardhur për Silvinjon.

Ardian Ismajli dhe Sokol Cikalleshi kanë rënë pre e dëmtimeve. Klubi Koniaspor ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare gjendjen shëndetësore të sulmuesit kavajas. Në deklaratën e tyre mësohet se Cikalleshi do të qendrojë jashtë fushave për 2-3 javë.

Silvinjo tashmë duhet t’i bëjë planet pa sulmuesin e tij kryesor për përballjen kundër Çekisë.

“Si rezultat i ekzaminimeve të lojtarit tonë, Sokol Cikalleshi, i cili u dëmtua dhe la ndeshjen në minutën e 66 kundër Çajkur Rizesporit, një dëmtim i shkallës së dytë është dalluar në grupin e muskujve të kofshës së djathtë dhe trajtimi i tij ka nisur.

Futbollisti ynë vazhdon stërvitjen e tij me fizioterapistin. Procesi i rehabilitimit është planifikuar të zgjasë 2-3 javë”, ka njoftuar klubi Koniaspor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.