Silvinjo tregon arsyen pse vendosi që të jetonte në Tiranë: Kur mora përsipër këtë punë…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo tregoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se e kur e kishte pranuar detyrën e dinte që kishte një grup të mirë, por edhe që duhej shumë punë. Kjo ishte arsyeja, tha trajneri Silvinjo pse vendosi të vijë të jetojë në Shqipëri, ku jeton prej 9 muajsh. “Kur mora […]

Shtator 19, 2023 - 15:45
 0
Silvinjo tregon arsyen pse vendosi që të jetonte në Tiranë: Kur mora përsipër këtë punë…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo tregoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se e kur e kishte pranuar detyrën e dinte që kishte një grup të mirë, por edhe që duhej shumë punë.

Kjo ishte arsyeja, tha trajneri Silvinjo pse vendosi të vijë të jetojë në Shqipëri, ku jeton prej 9 muajsh.

“Kur mora përsipër këtë punë e dinim që kishim një grup shumë të mirë dhe që duhet të punonim shumë, prandaj erdhi  edhe vendimi që të vija të punoja të jetoja në Tiranë ku jetoj që prej janarit. Një nga pikat kryesore pse arritëm bashkëpunimin është që të gjithë flisnin italisht dhe kjo nuk më detyron që të komunikoj përmes një përthyesi. Zgjodha të jetoj në Tiranë pasi puna siç duhet, bëhet nga federata, nga zyra pastaj udhëtohet dhe shikohen futbollistët”, tha Silvinjo./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.