Situata e motit/ Instituti i Gjeoshkencave: Pasditja sjell reshje shiu, kryesisht në veri të vendit

Gjatë orëve të fundit, moti në të gjithë vendin ka një përmirësim krahasuar me të shtunën. Sipas Institutit të Gjeoshkancave, në orët e pasdites do të ketë një shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje kryesisht në veri të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël […]

Nëntor 5, 2023 - 12:10
 0
Situata e motit/ Instituti i Gjeoshkencave: Pasditja sjell reshje shiu, kryesisht në veri të vendit

Gjatë orëve të fundit, moti në të gjithë vendin ka një përmirësim krahasuar me të shtunën. Sipas Institutit të Gjeoshkancave, në orët e pasdites do të ketë një shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje kryesisht në veri të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, pritet të luhaten në vlerat 7 deri në 21 Gradë Celsius në bregdet. Të gjitha ekipet e emergjencave janë në terren duke monitoruar situatën dhe duke u kujdesur për qarkullimin në rrugët ku me heret ka patur probleme.

Dita e nesërmë pritet të sjellë sërish përmirësim, ku reshjet do t’i lënë vendin kthjellimeve.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.