Situata në Gaza, bisedë telefonike mes Biden dhe Netanyahut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin

Dhjetor 23, 2023 - 22:11
 0
Situata në Gaza, bisedë telefonike mes Biden dhe Netanyahut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka diskutuar për situatën në Gaza, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e Netanyahut, kryeministri izraelit shprehu vlerësimin e tij për qëndrimin e marrë nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar rezolutës së miratuar në lidhje me dhënien e ndihmës humanitare për Gazën.

“Netanyahu, megjithatë, bëri të qartë se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të arrihen të gjitha objektivat e tij”, shtohet në deklaratë.

SHBA ka kërkuar vazhdimisht që Izraeli të ulë intensitetin e sulmeve në Gazë dhe të kujdeset më shumë për sigurinë e civilëve./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.