Situata në Kuvend, Garda: Kërkojmë mirëkuptimin e medias nëse kemi penguar punën e tyre, qëllimi ishte shmangia e incidenteve

Situata e pazakontë, në të cilën ndodhet prej ditësh Kuvendi i Shqipërisë u bë shkak për pengimin e misionit dhe detyrës së gazetarëve që mbulojnë fushën e politikës. Këta te fundit, përmes një letre drejtuar kompetentëve, kërkuan marrjen e masave për mospengimin e gazetarëve në punën e tyre. Kësaj kërkese i është përgjigjur zyrtarisht Garda […]

Nëntor 9, 2023 - 16:30
 0
Situata në Kuvend, Garda: Kërkojmë mirëkuptimin e medias nëse kemi penguar punën e tyre, qëllimi ishte shmangia e incidenteve

Situata e pazakontë, në të cilën ndodhet prej ditësh Kuvendi i Shqipërisë u bë shkak për pengimin e misionit dhe detyrës së gazetarëve që mbulojnë fushën e politikës. Këta te fundit, përmes një letre drejtuar kompetentëve, kërkuan marrjen e masave për mospengimin e gazetarëve në punën e tyre.

Kësaj kërkese i është përgjigjur zyrtarisht Garda e Republikës,e  cila ka kërkuar mirëkuptim nga ana e mediave, duke theksuar se qëllimi i tyre ishte shmangia e incidenteve.

“Nisur nga reagimi publik i Komunitetit të Reporterëve të Politikës gjatë ditës së sotme, mbi një incident të ndodhur në oborrin e godinës ku mbahen seancat parlamentare, Garda e Republikës kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në tërësi, nëse për shkak të zbatimit rigoroz të masave për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend, mund të jenë bërë pengesë në mënyrë të padëshiruar për përmbushjen e detyrave dhe misionit të tyre.

Në analizë të situatës së krijuar sot, drejtuesit e Gardës kanë tërhequr vëmendjen e Shërbimeve pranë Parlamentit, për të shmangur incidente të ngjashme.

Media mbetet një partner i rëndësishëm për garantimin e transparencës, informimin e publikut, e në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Garda e Republikës garanton se do të ketë gjithë angazhimin për krijimin e kushteve optimale për to, për funksionalitetin dhe mbarëvajtjen e punimeve në sallën plenare apo Komisionet parlamentare.”-shkruan garda./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.