Situatë e vështirë në disa fshatra të Kolonjës, dëmtohen tre banesa në Kamnik

Situatë e vështirë në bashkinë e Kolonjës. Burime zyrtare bëjnë me dije se situata është më e vështirë në fshatin Kamnik të njësise

Nëntor 4, 2023 - 12:10
 0
Situatë e vështirë në disa fshatra të Kolonjës, dëmtohen tre banesa në Kamnik

Situatë e vështirë në bashkinë e Kolonjës. Burime zyrtare bëjnë me dije se situata është më e vështirë në fshatin Kamnik të njësise administrative Barmash. Nga stuhia e një nate më parë janë dëmtuar rëndë 3 banesa të këtij fshati ndërkohë që situata paraqitet e vështire edhe ne fshatin Gjonc aty ku ka patur reshkitje të dherave.

E vështirë situata paraqitet në rrugët e fshatrave Prodan dhe Çlirim.

Një natë më parë situata ka qenë alarmante edhe në fshatin Qafzeze ku përroi i këtij fshati ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa toka bujqësore por duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të këtij fshati me fshatrat përreth

Forca të shumtë të ndërmarrjes së shërbimeve të bashkise Kolonjë janë duke punuar për të normalizuar situatën ndërkohë që bashkia do të gjejë zgjidhje për të sistemuar familjet e mbetura pastrehë nga stuhia e një nate më parë.

Fshati Panarit i njësise administrative Vithkuq të Bashkisë Korçë ka dita e djeshme e ka të vështirë qarkullimin dhe lidhjen me fshatrat e tjerë, kjo pas dëmtimit të urës si dhe shkarjes se dherave në disa vende të rrugës në hyrje të fshatit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.