Situatë kritike nga flakët në Patos

Zjarri i cili doli jashte kontrollit pas djegies se mbeturinave ne fshatin Oficine te Patosit po vijon perhapjen e tij ne nje siperfaqe

Shtator 23, 2023 - 21:25
 0
Situatë kritike nga flakët në Patos

Zjarri i cili doli jashte kontrollit pas djegies se mbeturinave ne fshatin Oficine te Patosit po vijon perhapjen e tij ne nje siperfaqe te konsiderueshme.

 

Ne vendngjarje per neutralizimin e flakeve ndodhen mjetet zjarrfikese, sherbimet e policise Fier , dhe disa grupe te Forcave te nderhyrjes se shpejte.

 

Deri tani eshte shkrumbuar nga flaket nje siperfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe peme frutore nderkohe qe ne prangat e policise ka rene dhe autori i zjarrvenies.

 

Situata vijon te mbetet kritike.

 

Banoret e zonës të alarmuar nga kjo situate thanë se  ndërhyrja e shpejte e sherbimeve zjarrfikëse bëri te mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës, nderkohe që është perfshire nga flaket nenstacioni elektrik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.