Sjellja e dyshimtë çon në pranga shoferin 28-vjeçar në Tiranë

Sjellja e dyshimtë ndaj oficerëve të policisë çoi në pranga një 28-vjeçar në Tiranë. Shkak u bë fakti se ai rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës thotë se falë testimit me aparatin AquilaScan numri i shoferëve të droguar ka shkuar në 33. “Shkon në 33 numri i […]

Nëntor 20, 2023 - 15:24
 0
Sjellja e dyshimtë çon në pranga shoferin 28-vjeçar në Tiranë

Sjellja e dyshimtë ndaj oficerëve të policisë çoi në pranga një 28-vjeçar në Tiranë.

Shkak u bë fakti se ai rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës thotë se falë testimit me aparatin AquilaScan numri i shoferëve të droguar ka shkuar në 33.

“Shkon në 33 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale M. M., 28 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, dhe nga verifikimi me drogë-testues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC. Sa më sipër, u bë menjëherë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thotë policia në një njoftim për mediat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.