S’ka më varësi nga importet ruse/ BE mbush rezervat me gaz deri në 90 % të kapacitetit 3 muaj para afatit
Rezervat me gaz natyror të Bashkimit Evropian janë mbushur deri në 90 për qind të kapacitetit, shumë kohë para 1 nëntorit – datës së caktuar për mbushjen e rezervave – duke e bërë BE-në që të jetë “e përgatitur mirë”, tha komisionarja evropiane për energji. Mbushja e shpejt e depove të rezervave nënkupton se blloku […]
Rezervat me gaz natyror të Bashkimit Evropian janë mbushur deri në 90 për qind të kapacitetit, shumë kohë para 1 nëntorit – datës së caktuar për mbushjen e rezervave – duke e bërë BE-në që të jetë “e përgatitur mirë”, tha komisionarja evropiane për energji.
Mbushja e shpejt e depove të rezervave nënkupton se blloku evropian “është në një pozitë shumë më të qëndrueshme sesa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kur pushtimi rus i Ukrainës ngriti çmimet e energjisë, tha komisionarja evropiane për Energji, Kadri Simson.
Kriza e shkaktuar nga lufta e Rusisë detyroi BE-në që të miratonte ligj të ri, sipas të cilit, rezervat prej 90 për qind me gaz duhet të mbushen çdo vit deri më 1 nëntor.
Ministrja belge e Energjisë, Tinne Van der Straeten (majtas), sekretarja e Parlamentit të Gjermanisë, Franziska Brantner (e dyta nga e majta), dhe ministrja e Energjisë së Maltës, Miriam Dalli (e dyta nga e djathta) pas takimit të ministrave evropian të energjisë në Bruksel.
Para se Moska të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, importet ruse të gazit natyror në BE përbënin pothuajse gjysmën e importeve të bllokut.
Edhe pse gazi rus nuk është subjekt i sanksioneve që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës, blloku ka ulur importet ruse nën 10 për qind, ndërkaq Moska ndërpreu furnizimet e saj me energji.
Kjo lëvizje fillimisht rriti çmimet energjisë, por më pas ato ranë kah fundi i vitit, teksa Evropa përfitoi nga dimri i butë dhe më shumë gaz u importua nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme.
Sa i përket rezervave të shteteve veç e veç ndryshojnë. Spanja ka mbushur 99 për qind të kapaciteteve, Franca 88, ndërkaq Letonia 77 për qind.
Komisioni Evropian ka vlerësuar se duke pasur 90 për qind të rezervave të mbushura, BE-ja ka gaz të mjaftueshëm për të mbuluar një të tretën e nevojave të saj gjatë dimrit./rel
What's Your Reaction?