S’ka vend për thashetheme në Kombëtare, Broja jashtë ndeshjes kundër Arsenalit. Pochettino: Ka irritim të gjurit

Armando Broja. Ky ishte emri më i lakuar në Kombëtaren kuqezi për ndeshjen e fundit kundër Çekisë, fituar 3-0 për grupin E të Euro 2024. Sulmuesi i Chelsea është i dëmtuar dhe paçka ftesës së trajnerit të Shqipërisë, lojtari pësoi një lëndim në stërvitje dhe u detyrua të linte grumbullimin, duke u kthyer në Londër. […]

Tetor 20, 2023 - 17:15
 0
S’ka vend për thashetheme në Kombëtare, Broja jashtë ndeshjes kundër Arsenalit. Pochettino: Ka irritim të gjurit

Armando Broja. Ky ishte emri më i lakuar në Kombëtaren kuqezi për ndeshjen e fundit kundër Çekisë, fituar 3-0 për grupin E të Euro 2024.

Sulmuesi i Chelsea është i dëmtuar dhe paçka ftesës së trajnerit të Shqipërisë, lojtari pësoi një lëndim në stërvitje dhe u detyrua të linte grumbullimin, duke u kthyer në Londër.

Tanimë trajneri Pochettino e ka lënë jashtë 22-vjeçarin edhe për ndeshjen e së shtunës kundër Arsenalit, duke i vendosur “kapakun” thashethemeve për një krisje të raporteve mes Brojës dhe stafit teknik në Kombëtare.

Pochettino ka thënë fjalën e tij për këtë situtatë të Armando Brojës dhe ka njoftuar se ai do të mungojë në ndeshjen që “Blutë e Londrës” do të luajnë përballë Arsenalit.

“Kemi sërish shumë mungesa dhe një ndër to është ajo e Brojës. Ka një irritim në gjurin e majtë, arsye për të cilën ndërpreu edhe grumbullimin me kombëtaren. Në dyshim është edhe sulmuesi tjetër Jackson, për të cilin do të vendosim vetëm nesër”, u shpreh trajneri argjentinas.

Kështu bien poshtë aludimet që Armando Broja la kombëtaren kuqezi që të shkonte në mënyrë që të ishte i gatshëm për ekipin londinez.

Por çfarë thoshte Sylvinho disa ditë më parë.

“Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10 mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu.

Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur”, tha Sylvinho para Bullgarisë, ndeshje miqësore e fituar 2-0 nga tanët.

Në komunikatën për shtyp, Chelsea bën me dije se Broja është lënë jashtë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Veç tij, për Chelsea nesër në 18:00 do mungojnë edhe Chalobah, Chiluell, Fofana, Lavia dhe Nkunku./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.