Skandal dopingu në Spanjë, Ramos i përfshirë, rastet u fshehën qëllimisht

Një skandal ka shpërthyer në Spanjë pasi një rast disa vjeçar dopingu ka dalë në dritë. Sipas një raporti të Relevo, Agjencia Botërore

Janar 4, 2024 - 14:27
 0
Skandal dopingu në Spanjë, Ramos i përfshirë, rastet u fshehën qëllimisht

Një skandal ka shpërthyer në Spanjë pasi një rast disa vjeçar dopingu ka dalë në dritë.

Sipas një raporti të Relevo, Agjencia Botërore Anti-Doping (AMA) ka nisur një hetim për parregullsi të mundshme nga Agjencia Anti-Doping në futbollin spanjoll, dhe një prej tyre përfshin Sergio Ramos.

Në veçanti, siç raportohet nga spanjollët, shërbimet antidoping tentuan të fshehin disa teste pozitive të dopingut të sportistëve, ku mbrojtësi spanjoll luajti gjatë viteve që mbante fanellën e Real Madridit.

Madje, theksohet se 37-vjeçari në ndeshjen ndaj Málaga-s ka vonuar qëllimisht paraqitjen në kontrollin e vendosur të dopingut, por kjo nuk duket të jetë shkruar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes, të cilat, me gjasë, janë pjesë e planit të parregullsive. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.