Skandal në Korçë, tifozët vendas sulmojnë me gurë autobusin e Tiranës

Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët në një barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar këtë të diel në stadiumin e Korçës. Por nëse në fushën e lojës gjithçka ishte korrekte, jashtë saj ka ndodhur një incident fare i pahijshëm. Pas përfundimit të takimit, autobusi i Tiranës është sulmuar nga tifozët vendas. Mësohet se autobusi është goditur […]

Nëntor 6, 2023 - 08:35
 0
Skandal në Korçë, tifozët vendas sulmojnë me gurë autobusin e Tiranës

Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët në një barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar këtë të diel në stadiumin e Korçës.

Por nëse në fushën e lojës gjithçka ishte korrekte, jashtë saj ka ndodhur një incident fare i pahijshëm.

Pas përfundimit të takimit, autobusi i Tiranës është sulmuar nga tifozët vendas. Mësohet se autobusi është goditur me mjete të forta në momentin kur ishte duke lëvizur nga parkimi drejt zonës ku do të merrte lojtarët bardheblu.

Autobusit i është thyer një xham, por fatmirësisht askush nuk është lënduar nga kjo ngjarje.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave përgjegjës për këtë ngjarje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.