Skandali i basteve, një tjetër “yll” dëshmon në Prokurori, nuk pranon asnjë përgjegjësi

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi u dëgjua nga Prokuroria e FIGC në lidhje me çështjen e basteve. Ai përsëriti se nuk kishte vënë baste për futbollin, duke sjellë elementë që Antonio Conte, avokati i tij, i konsideron shteruese për të demonstruar pozicionin e tij. Prandaj, ndryshe nga Zaniolo, Florenzi u thirr nga Prokuroria Federale, e […]

Dhjetor 1, 2023 - 11:04
 0
Skandali i basteve, një tjetër “yll” dëshmon në Prokurori, nuk pranon asnjë përgjegjësi

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi u dëgjua nga Prokuroria e FIGC në lidhje me çështjen e basteve. Ai përsëriti se nuk kishte vënë baste për futbollin, duke sjellë elementë që Antonio Conte, avokati i tij, i konsideron shteruese për të demonstruar pozicionin e tij.

Prandaj, ndryshe nga Zaniolo, Florenzi u thirr nga Prokuroria Federale, e cila duket se sugjeron se dikush e ka raportuar emrin e tij në Federatë, si autor i mundshëm i basteve të paligjshme, ose si një person i vetëdijshëm për sjelljen e paligjshme të të tjerëve.

Florenzi, ndryshe nga Sandro Tonali dhe Nicolò Fagioli, nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi në këtë kuptim dhe as synimin për të negociuar një skualifikim shkruajnë mediat italiane. Tani i takon Giuseppe Chiné, prokurori i FIGC-së, të vendosë nëse do ta referojë rastin e Florenzin, apo do ta arkivojë çështjen e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.