Skandali në familjen mbretërore/ Miku i Princit zbardh prapaskenat e sherrit

Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias u disktua në “Studio Live”. Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia u shpreh se princi dhe Elia po shkonin drejt divorcit në mënyrë instituiconale, por situata po agravohej dhe princ Leka u largua nga rezidenca mbretërore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj. “Do të […]

Mars 8, 2024 - 20:50
 0
Skandali në familjen mbretërore/ Miku i Princit zbardh prapaskenat e sherrit

Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias u disktua në “Studio Live”.

Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia u shpreh se princi dhe Elia po shkonin drejt divorcit në mënyrë instituiconale, por situata po agravohej dhe princ Leka u largua nga rezidenca mbretërore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj.

“Do të shkonin në një proces divorci të dakordësuar mes të dyve.

Fatkeqësisht kjo situatë pasi ishte nënshkruar dhe noterizuar, situata agravoi dhe para disa muajve princi për të mos lënë asnjë mundësi për përkeqësim u largua nga rezidenca dhe e gjitha ka qenë në dispozicion të vajzës, zonjës Elia dhe gjithë familjes Zaharia.

Sipas kontratës Princi kishte të drejtë të shkonte çdo ditë të takonte vajzën nga dy orë. Por kohët e fundit krijoheshin lloj-lloj pretekstesh për të mos e takuar.

Kjo nuk ishte normale kur kishin rënë dakord për takim të përditshëm. Dhe sikurse thashë u përkeqësua”, tha Spahia.

Spahia zbulon se atë ditë princi po shkonte të takonte të bijën siç ishte parashikuar në kontratë, por e pengoi gjyshi i saj, babai i Elias.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.