Skandali në stadiumin e Bukureshtit, UEFA hap hetim për thirrjet pro Serbisë

Thirrjet dhe pankartat me karakter nacionalist kundër Kosovës, mund t’i kushtojë shtrenjtë Rumanisë. Citimet e lëshuara në kor ‘Kosova është Serbi” kanë përfunduan në hetimin e UEFA-s, që tani pritet të marrë masa të rëndë ndaj Kombëtares Rumune. Inspektim që organi qeverisës i futbollit Europian i mori nga zyrtarët e duelit, që solli ndërprerje për […]

Shtator 15, 2023 - 08:25
 0
Skandali në stadiumin e Bukureshtit, UEFA hap hetim për thirrjet pro Serbisë

Thirrjet dhe pankartat me karakter nacionalist kundër Kosovës, mund t’i kushtojë shtrenjtë Rumanisë.

Citimet e lëshuara në kor ‘Kosova është Serbi” kanë përfunduan në hetimin e UEFA-s, që tani pritet të marrë masa të rëndë ndaj Kombëtares Rumune. Inspektim që organi qeverisës i futbollit Europian i mori nga zyrtarët e duelit, që solli ndërprerje për rreth 50 minuta. Federata Rumune pritet të përballet me gjashtë akuza nga UEFA.

AKUZAT E UEFA PËR RUMANINË:
1. Mesazhe provokuese me karakter fyes pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”.

2. Mesazhe provokuese të karakterit fyes thirrje të paligjshme

3. Sjellje raciste

4. Ndezja e fishekzjarrëve

5. Hedhja e objekteve në fushë

6. Bllokimi i zonave të aksesit publik

Rumania arriti të fitojë në fushën e lojës 3 pikët, pas triumfit 2-0 në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro2024. Kombëtarja Rumune rrezikon deri në 100 mijë Euro gjobë si dhe deri në dy takime pa prezencën e tifozëve në shkallët e stadiumit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.