Skandali s*ksual në zyrë, Gjici i përlotur në Gjykatë: Abedin Oruçi dhe Alma Kaçi më droguan para aktit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është vetëmbrojtur sot para Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas akuzave të ngritura ndaj tij për

Shkurt 7, 2024 - 17:07
 0
Skandali s*ksual në zyrë, Gjici i përlotur në Gjykatë: Abedin Oruçi dhe Alma Kaçi më droguan para aktit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është vetëmbrojtur sot para Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion pasiv.

Safet Gjici u arrestua më 16 qerrosh të vitit 2023 ku u kap duke kryer marrdhënie seskuale me Alma Kaçin, të cilës në shkëmbim i premton një tender për strehimin e qenve.

Ditën e sotme Gjici ka thënë para gjyqtarëve se ky ishte një kurth i ngritur ndaj tij nga Alma Kaçi dhe Abedin Oruçi, i cili sipas tij kërkoi të hakmerrej pasi nuk e la të ndërtonte pa leje.

Siaps Gjicit Alma Kaçi dhe Abedin Oruçi i kanë dhënë lëndë narkotike para aktit s*ksual në zyrë.

Dëshmia e Gjicit:

Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumetave në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Oruçit. Bëhet fjalë për 9.3 dylym tokë. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Po ashtu me Oruçin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë Kukës Ambasadorja hollandezë. Kam bërë kallëzim për Oruçin, 5 akuza ka pasur ne ngarkim të tij në Prokurorin e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma Kacin ne shenje hakmarrje pse une nuk e lashe te zaptonte pronat e bashkise dhe të ndërtonte në mëenyre te paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje. Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkakë të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjëe personale kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma Kaçi me bashkëpuntorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma Kaçit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komuniku me Oruçin. Unë i thashë shko tek zevënsi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur një gjë të tille fond për qentë. Ata me sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë tokën. Une kam marrë dënimin më të madh dënimi është moral u këerkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukësit (u perlot) Oruçi donte që të iki unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zbaptu pronat e bashkisë. Abedin Oruçi ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.

Mbrojta e Gjicit insiton që Alma Kaçi është paguar për të realizu videon dhe po ashtu ajo ka pas komunikime me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi. Sipas mbrojtes prokuroria, nuk ka gjetur paisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse në bazë të akt-ekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezulton që të jetë e regjisturar aty. Pamjet janë gjetur tek një usb në banesën e Kaçit. Po ashtu mbrojtja thekson se njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kane folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje.

“Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruçi i ka dhënë prokurë avokatit që ta përfaqësoj në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyet Abedin Oruçin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almen”, kanë theksuar avokatët e Gjicit.

Sipas mbrojtjes në datë 23 maj 2023 ka qenë takimi i parë mes Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, kohë në të cilën ata kanë kryer mardhënie seksuale.

Arrestimi i Gjicit

Skandali i një videoje seksuale që shumë shpejt rrodhi në rrjetet sociale, vetëm një muaj e dy ditë pasi Gjici fitoi bashkinë Kukës, u bë shkak që ai të jepte dorëheqjen e më pas të vihej në pranga për llogari të Prokurorisë Antikorrupsion.

Videoja, e fragmentarizuar në dy pjesë, kishte për protagonistë pikërisht Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, të cilët shfaqen duke kryer veprime intime brenda zyrës së bashkisë.

Ndërsa, pjesa e dytë që shërbeu për të vënë nën akuzë të dy personat, tregonte cilët diskutimin mes tyre për dhënien e një tenderi për sterilizimin e qenve në bashkinë e Kukësit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.