Skandali “SKY ECC” edhe në Greqi, Europol dërgon dosjet e 3000 përdoruesve

Zbërthimi i aplikacionit të kriptuar “Sky ECC” po zbulon shumë rrjete kriminale dhe mënyrën se si funksiononin ato. Greqia ka qenë ndër shtetet

Maj 25, 2024 - 11:30
 0
Skandali “SKY ECC” edhe në Greqi, Europol dërgon dosjet e 3000 përdoruesve

Zbërthimi i aplikacionit të kriptuar “Sky ECC” po zbulon shumë rrjete kriminale dhe mënyrën se si funksiononin ato. Greqia ka qenë ndër shtetet e fundit në Europë që kishte ngelur pa e hetuar këtë skandal.

Sëfundmi mësohet se Europol ka dërguar kohët e fundit tek autoritetet greke materialet lidhur me bisedat e rreth 3000 përdoruesve, përfshirë shtetas shqiptarë.

Sipas mediave greke, një hetim i gjerë është duke u ndjekur për këtë çështje, ku bëhet fjalë për trafik droge por edhe vrasje.

Deri tani janë identifikuar edhe të paktën dy efektivë të policisë greke të cilët rezultojnë se kanë komunikuar me kriminelë lidhur me ngjarje të ndryshme.

“Sky ECC” ka zbërthyer edhe në shqipëri shumë krime që janë kryer nga grupe kriminale, ku të përfshirë kanë qenë edhe funksionarë të lartë, përfshirë policë, biznesmenë apo edhe deputetë.

Hetimet po vijojnë nga SPAK, për zbulimin e personave të tjerë në këtë veprimtari, ndërsa deri më tani janë lëshuar 50 urdhër arreste./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.