Skandaloze / Grekët thirrje vllehëve shqiptarë: Identifikohuni si grekë, mos bini pre e propagandës së Rumanisë
Me nisjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, një numër i madh komunitetesh që pretendojnë se janë pakica me mbështetje të shteteve përkatëse kanë nisur të “ziejnë” në vendin tonë. E ditur është se në shqipëri ekziston një komunitet vllehësh, të cilët jo vetëm që janë integruar plotësisht në shoqëri, por ndër vite kanë nxjerrë […]
Me nisjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, një numër i madh komunitetesh që pretendojnë se janë pakica me mbështetje të shteteve përkatëse kanë nisur të “ziejnë” në vendin tonë.
E ditur është se në shqipëri ekziston një komunitet vllehësh, të cilët jo vetëm që janë integruar plotësisht në shoqëri, por ndër vite kanë nxjerrë figura të mëdha që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë.
Megjithatë, shumë pak e dinë se disa fshatra vllehësh, kryesisht në jug të vendit, sot identifikohen si grekë. Madje flitet se pjesë e komunitetit grek është edhe vetë deputeti minoritar Vangjel Dule.
E mesa duket për ta ka lindur tashmë një betejë mes grekëve dhe rumunëve. Kjo vihet re te postimi i një ekstremisti grek, i cili u bën thirrje vllehëve të Shqipërisë të identifikohen si grekë.
“Kujdes me censusin në Shqipëri, ne nuk deklarohemi vllehër por grekë. Mos bini pre e propagandës së Rumanisë në Shqipëri që ka hapur disa shkolla dhe merr fëmijët për t’u mësuar në Rumani. Ne deklarohemi grekë”, shkruan personi në fjalë.
What's Your Reaction?