Skaneri i Peqinit jashtë funksioni, Zv.Drejtori i Burgjeve: Janë disa mjete kontrolli, jo të gjitha nuk kanë punuar

Femi Sufaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve dha detaje më shumë lidhur me situatën në burgun e Peqinit. Sufaj u shpreh se lidhur me faktin e mosfunksionimit të skanerit është e vërtetë një gjë e tillë, por ai shtoi se skaneri është vetëm një nga elementët e kontrollit të sigurisë. Femi Sufaj: Sa i përket skanerit […]

Dhjetor 20, 2023 - 08:39
 0
Skaneri i Peqinit jashtë funksioni, Zv.Drejtori i Burgjeve: Janë disa mjete kontrolli, jo të gjitha nuk kanë punuar

Femi Sufaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve dha detaje më shumë lidhur me situatën në burgun e Peqinit. Sufaj u shpreh se lidhur me faktin e mosfunksionimit të skanerit është e vërtetë një gjë e tillë, por ai shtoi se skaneri është vetëm një nga elementët e kontrollit të sigurisë.

Femi Sufaj: Sa i përket skanerit është e vërtetë që s’ka punuar. E dini sa mjete kontrolli ka për të hyrë në  burg? Ka porta metalkërkuese, ka dy për të futur në burg, metalkërkues dore. Ka mjete specifike dhe nuk janë prishur të gjitha njëherësh. Ka një kompleks pajisjesh nuk është vetëm skaneri. Edhe nëse prishet skaneri ka mjete të tjera, gjithsesi ai është mjet i sigurisë është riparuar ka procedura që duhen kuptuar.

Ndërkohë ndër të tjera gjatë fjalës së tij Femi Sufaj u shpreh se në burgun e Peqinit nga punonjësit më para ka pasur një prishje të ekuilibrit mes dy elementeve, të asaj të sigurisë dhe respektimit të të drejtave të të burgosurve.

Femi Sufaj: Sa i përket informacionit, drejtoria kishte marrë informacion për një prishje të ekuilibrit mes dy elementeve: sigurisë dhe respektimit të të drejtave. Ky lloj ekulibri është shumë i vështirë për tu mbajtur sepse nëse ne shtrëngojmë shumë problemin e sigurisë mund të kalojmë në cënim të të drejtave. Stafi atje i mëparshëm e ka prishur këtë ekuilibër midis sigurisë dhe të drejtave duke toleruar futjen e disa sendeve, nuk po them për sendet e ndaluara. Frigoriferi është i lejuar, televizori lejohet. Stafi është vënë para përgjegjësisë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përpara kanë bërë procedime për disa të burgosur dhe disa ish-drejtues për këtë prishje të ekuilibrit.

Lidhur me mënyrën se si mund të jetë futur arma në ambientet e burgut Sufaj nuk ka preferuar të japë një mendim duke ja lënë në dorë organeve hetimore që të japin një konkluzion.

Femi Sufaj: Sa i përket armës këtu ka një dinamikë. Unë nuk preferoj të flas për këtë gjë sepse është një çështje nën hetim edhe vetëm organet hetimore do të japin një konkluzion të saktë sepse ju po thoni edhe media se mund të ketë hyrë si mjet hakmarrje me pagesë. Mjetet, armët e zjarrit zakonisht futen për qëllime arratisje. Unë vetë nuk e përjashtoj këtë motiv se mund të ishte një plan tjetër, por fakti që është shënjestruar ky person kur nuk ishte identifikuar një konflikt mes personave të bën të mendosh se kjo mund të jetë një vrasje me pagesë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.