Skeleti i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shitet në një ankand në Paris, në muajin e ardhshëm.   Ky skelet,

Shtator 18, 2023 - 18:19
 0
Skeleti i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shitet në një ankand në Paris, në muajin e ardhshëm.

 

Ky skelet, që besohet se ekziston që 150 milionë vjet, është zbuluar më 1990 në Uajoming të Shteteve të Bashkuara.

 

Ai është emërtuar Barry, sipas Barry James, paleontologut që e ka zbuluar atë.

 

Ekspertët besojnë se skeleti është i ruajtur “jashtëzakonisht mirë”.

 

Ai parashihet që mund të shitet për 1.2 milion euro në ankandin e 20 tetorit në Hotelin Drouot.

 

Barry besohet se ka qenë 2.1 metra i gjatë.

 

Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandit, ka thënë se është e pazakonshme të shohësh një skelet kaq të paprekur të ndonjë dinozauri.

 

“Kafka është 90 për qind e kompletuar dhe pjesa tjera e dinozaurit është 80 për qind e kompletuar”, ka thënë ai.

 

Shitje të tilla të skeletit të një dinozauri janë tepër të rralla./rel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.