Skema korruptive në Rinas, gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për efektivët e policisë

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për dy efektivët e policisë së Rinasit, Eena Sulejmani dhe Briken Tereziu. Po ashtu, janë lënë në fuqi masat e sigurisë, arrest në shtëpi, për tre të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për katër të tjerë. Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën e kalimit […]

Qeshor 6, 2024 - 12:50
 0
Skema korruptive në Rinas, gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për efektivët e policisë

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për dy efektivët e policisë së Rinasit, Eena Sulejmani dhe Briken Tereziu.

Po ashtu, janë lënë në fuqi masat e sigurisë, arrest në shtëpi, për tre të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për katër të tjerë.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën e kalimit drejt Bashkimit Europian të personave që e kishin të ndaluar dhe kërkoi masa sigurie për 9 punonjës të Aeroportit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv, kryer në bashkëpunim.

Pas zbulimit të skemës së korrupsionit në radhët e policisë kufitare, AMP ekzekutoi masat e sigurisë për 7 efektivë, ndërsa një tjetër ndodhet ende në kërkim.

Për 3 nga efektivët është caktuar “arrest shtëpie”, 4 kanë marrë detyrim paraqitjeje dhe tetë të tjerë janë lënë në hetim në gjendje të lirë.

Kurse, për ish-kreun e Transportit Ndërqytetas, Eneo Sulejmanaj u caktua arrest në burg. Ky i fundit ndodhet aktualisht pas hekurave pasi u arrestua më herët gjatë majit, teksa transportonte 1 kg kokainë.

Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin qytetarë të depërtuar apo me probleme të tjera ndaj ligjit, drejt vendeve të BE-së dhe si shpërblim merrnin nga 50 deri në 500 euro.

/a.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.