Skema mashtruese në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë, arrestohet drejtoresha e një qendre arsimore, zbardhen detajet

Pas hetimeve dhe bashkëpunim të stafit të Ambasadës Amerikane dhe Policisë, për zbulimin e personave pas skemës mashtruese që përdorte emrin e Ambasadës, është vënë në pranga drejtoresha e një qendre arsimore. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se kjo qendër arsimore u merrte para qytetarëve të cilëve u premtonte se do t’i çonte […]

Qeshor 6, 2024 - 16:35
 0
Skema mashtruese në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë, arrestohet drejtoresha e një qendre arsimore, zbardhen detajet

Pas hetimeve dhe bashkëpunim të stafit të Ambasadës Amerikane dhe Policisë, për zbulimin e personave pas skemës mashtruese që përdorte emrin e Ambasadës, është vënë në pranga drejtoresha e një qendre arsimore.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se kjo qendër arsimore u merrte para qytetarëve të cilëve u premtonte se do t’i çonte me studime në Amerikë.

Në një deklaratë të bërë nga Ambasada Amerikane, sqaronte se:

Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.
U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.