Skenari i “konfliktit të ngrirë”, si një përfundim i padëshiruar i luftës në Ukrainë!

Nga Resul Resulaj Lufta në Ukrainë po hyn në vitin e tretë, pas rreth 26 muaj luftimesh mes Ukrainës dhe Rusisë ende shumë pyetje ngrihen mbi fatin dhe rezultatin përfundimtar të këtij konflikti të stërgjatë ushtarak. Pak por e sigurtë që situata aktuale, nuk është aspak e dëshiruar për asnjërën prej palëve, të cilat fillimisht […]

Mars 24, 2024 - 12:00
 0
Skenari i “konfliktit të ngrirë”, si një përfundim i padëshiruar i luftës në Ukrainë!

Nga Resul Resulaj

Lufta në Ukrainë po hyn në vitin e tretë, pas rreth 26 muaj luftimesh mes Ukrainës dhe Rusisë ende shumë pyetje ngrihen mbi fatin dhe rezultatin përfundimtar të këtij konflikti të stërgjatë ushtarak. Pak por e sigurtë që situata aktuale, nuk është aspak e dëshiruar për asnjërën prej palëve, të cilat fillimisht nuk e shihnin rezultatin e luftës në këtë gjendje. Rusia e cila fillimisht mendonte pushtimin e Ukrainës për tre ditë dhe vendosjen e një qeverie “kukull” pro-ruse, është shumë larg këtij objektivi. Nga ana tjetër Ukraina, e cënuar territorialisht prej vitit 2014 tashmë, me humbjen e Krimesë, mendonte që ky konflikt do të sillte çlirimin tërësor të territoreve të saj duke përfshirë Krimenë, Dombas, Luhansk, si dhe do e kthente një herë e mirë vendin drejt perëndimit përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në perceptimin klasik të një lufte, do të kemi fituesin që merr gjithçka në një fitore totale dhe humbësin që i nënshtrohet vullnetit të fituesit në një dorëzim pa kushte. Rrjedhimisht shtrohen shumë pyetje nëse fitorja do të anojë nga Rusia drejt një fitore të plotë apo nga Ukraina që do jetë triumfuese në këtë luftë? Cili do të jete fati final i kësaj lufte?

Përpara se të ndjekim një trajektore llogjike mbi përfundimin e mundshëm të luftës në Ukrainë, do të ndalem shkurtimisht duke perifrazuar termat në skenarët klasikë të fitores së njërës apo të tjetrës palë.

Në një skenar të fitores së Rusisë, e cila ishte shumë realiste në ditët e para të luftës, por jo edhe aq aktualisht, nënkuptonte pushtimin e Kievit, arrestimin ose dërgimin e presidentit Zelenski në ekzil, si dhe vendosjen në pushtet të një qeverie pro-ruse. Realizimi i këtij objektivi do të nënkuptonte rrejdhimisht ndërprerjen nga perëndimi i ndihmave financiare dhe ushtarake për Ukrainën, që përveç vonesave apo ngadalësisë nuk ka ndodhur. Në këtë situatë proxy-war është pikërisht Putin që kërcënon NATO-n dhe perëndimin me përdorimin e armëve bërthamore, kjo në një farë mënyre do e stoponte perëndimin drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Nëse dikush do të pyetej përpara 24 shkurtit 2022, nëse Ukraina do të ishte në gjendje të kundërsulmonte ndaj një sulmi të Rusisë? Përgjigja do të ishte e prerë jo. Por pas disa javësh nga sulmi rus në mesnatën e 24 shkurtit, bota pa që të ktheheshin anët, ushtria Ukrainase po luftonte me vendosmëri dhe arriti shtynte pas Rusinë në disa fronte në lindje, ndërkohe që përpjekja për pushtimin e Kiev-it nga Rusia, rezultoj një dështim katastrofal. Me të drejtë shtrohet pyetja, a mundet Ukraina të fitojë këtë luftë? Përgjigja është po, megjithëse e kushtëzuar nga një mori faktorësh. Aktualisht Rusia mban të pushtuar 18% të territorit të Ukrainës dhe krahasimisht shumë më pak se çfarë kishte në ditët e para të fillimit të luftës. Nga ana tjetër taktikat efikase ukrainase e kanë shtyrë Rusinë në lindje, e cila ende mban të pushtuara rajonet: Luhansk, Donetsk, Zaporizhia, Kherson dhe Krimea. Mbi të gjitha faktor kyç në pyetjen pse Ukraina po reziston kaq gjatë është “çeku i bardhë i perëndimit” përmes sistemeve raketore dhe mjeteve ushtarake, sepse vetë perëndimi sheh këtë luftë si një mundësi për të neutralizuar Rusinë në dekadat e ardhshme. Për hir të së vërtetës ndihma perëndimore ka qenë e kufizuar vetëm në aspektin defensive në tokë, jo edhe aq në mjete ajrore si avionët F-16 që pritet të dërgohen në maj të këtij viti në Ukrainë.

Politika e Zelenskit është e qartë, ai nuk dëshiron që të pushtojë asnjë centimetër të Rusisë, por kërkon që të marr të gjitha territoret ndërkombëtarisht të njohura të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë. Stretegjia e Ukrainës, është që të shtyjnë pas trupat ruse në çdo qytet, përderisa perëndimi i funizon rregullisht, me gjasa politika e perëndimit pritet të ndryshojë nëse Trump vjen në pushtet në ShBA. Një faktor tjetër që mund të çojë në fitoren e Ukrainës është nëse Putin largohet nga pushteti si pasojë e shkaqeve natyrore apo për shkak të konfliktit të brendshëm i cili për pak sa nuk ndodhi vitin e shkuar përmes kryengritjes së mercenarëve të Wagner të udhëhequr nga Prigozhin. Një ndër skenarët që mund të çojë në një fitore “Pirrike” të Ukrainës është përmes një marrëveshje kur të dy palët të jenë të lodhura nga lufta, një marrëveshje që mund të nënkuptonte dorëzimin e Krimesë që Rusia e mban të pushtuar prej 10 vitesh tashmë, si dhe orientimin përfundimisht në familjen Euro-Atlantike përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Shumë personalitet janë shprehur në favor të negociatave për zgjidhjen përmes marrëveshjes së paqes të kësaj lufte si Erdogan në Turqi apo Lula da Silva në Brazil.

Në optikën time skenari më i mundshëm i luftës në Ukrainë, është që lufta të mos përfundojë asnjëherë. Historia e ka treguar që shumë konflikte anë e mbanë botës, thjesht nuk përfundojnë ndonjëherë duke zgjatur me dekada ndoshta dhe shekuj. Rastet më domethënëse janë lufta e Koresë, Izrael-Palestinë, Qipro e shumë konflikte të tjera nëpër botë. Shembulli më i famshëm është lufta në gadishullin e Koresë (1950-1953) ku u përplasën perëndimi demokratik dhe lindja komuniste, ku prej viteve 50’ deri më sot vazhdon një gjendje e konfliktit të ngrirë.

Një tjetër konflikt në vitet 70’, ku Turqia pushtoi Qipron me pretekstin e mbrojtjes së popullatës turqisht-folëse nga grekët nacionalistë. Lufta ka përfunduar por Qiproja është e ndarë dhe Qiproja Veriore njihet vetëm nga Turqia, ndërsa pjesa tjetër e ishullit njihet botërisht si republika e Qipros. Të njëjtin paralelizëm mund të sjellim edhe për luftën në Ukrainë, ku Donetsk dhe Luhansk janë të njohura vetëm nga Rusia, por ende praktikisht të ndarë nga pjesa tjetër e Ukrainës.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është gjithashtu një shembull për të ilustruar rastin e Ukrainës, ku dy vendet vazhdojnë në një gjendje konflikti të ngrirë prej rreth 80 vitesh pa pasur marrëveshje përfundimtare paqe dhe njohje reciproke mes tyre.

Ndërkohë që prej më shumë se dy vitesh palët luftojnë, në terren situata bëhet çdo ditë edhe më e vështirë, ushtarët janë të lodhur nga lufta e stërgjatë, vihen re dezertimet dhe mungesa e rekrutëve të rinj. Putin është i pritur të kërkojë një strategji dalje nga kjo luftë që e krijoj vetë, duke deklaruar fitoren, vendosur trupat ushtarake në zonën që kontrollon dhe ndaluar sulmet në pjesët e tjera të Ukrainës. Në këtë situatë ai do të vazhdonte pafund të kërcënonte perëndimin me sulm bërthamor nëse kufijtë e rinj do të shkeleshin. Nga ana tjetër kjo luftë ka treguar se ka kosto shumë të larta edhe për Ukrainën si në aspektin demografik, shkatërrimin e infrastukturës, ekonomik etj. Ukraina e di që ndihmat nga perëndimi nuk do të jenë përjetë edhe shenjat e lodhjes kanë filluar të ndihen, cmimet e produkteve janë rritur, efektet janë të pranishme përfshirë edhe vendin tone, Shqipërinë. Me ndryshimin e krerëve të qeverisë në vendet perëndimore qasjet mund të jenë të ndryshme dhe mënyra më e mirë që në të ardhmen të mos jetë e rrezikuar nga një agresion rus është që të behet pjesë e NATO dhe Bashkimit Evropian edhe pse me territor të cunguar 18% më të zvogëluar në krahasim me 10 vite më parë. Në këto kushte Presidentit të Ukrainës, Zelenski do i garantohej një anëtarësim i shpejtë në të gjithë strukturat dhe alenacat perëndimore, mbrojtja e sovranitetit të Ukrainës përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s nga çdo sulm tjetër i mundshëm në të ardhmen, program për rindërtimin e Ukrainës në një kohë të shkurtër, thellimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndalimin e çdo bashkëpunimi ekonomik të perëndimit me Rusinë etj. Ky skenar do të bënte që gjendja e konfliktit të ngrinte në pafundësi dhe të dyja palët të deklaronin firoren, pavarsisht se fitorja në këto kushte nuk nënkupton asnjë prej termave të diskutuara në fillimin e luftës në shkurt 2022.

Sigurisht, që ky skenar nuk do i jepte fund luftës në mënyrë përfundimitare sepse në gjykimin tim, nuanca të konfliktit do të vijonin të ishin të pranishme në territorin që Rusia do të mbate të pushtuar pasi në të gjendet popullsi etnikisht Ukrainase, por do të ishte një garanci që konflikti nuk do të përshkallzohej në një shkallë më të gjerë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.