Skenë filmash aksion në Korçë/ Katër persona ndoqën 30-vjeçarin brenda lavazhit dhe e goditën me shkopa bejsbolli (PAMJET E PLOTA)

Një skenë e denjë për filma aksion ka qenë kjo e sotmja në Korçë, ku katër persona të “armatosur” me shkopa bejsbolli kanë

Mars 22, 2024 - 18:30
 0
Skenë filmash aksion në Korçë/ Katër persona ndoqën 30-vjeçarin brenda lavazhit dhe e goditën me shkopa bejsbolli (PAMJET E PLOTA)

Një skenë e denjë për filma aksion ka qenë kjo e sotmja në Korçë, ku katër persona të “armatosur” me shkopa bejsbolli kanë dhunuar barbarisht 30-vjeçarin Ramadan Hasani.

Fillimisht ata e ndjekin deri në ambinetin e jashtëm të një lavazhi, dhe sapo Hasani është kthyer, njëri prej grupit të ndjekësve bën hapa pas, por kur afrohen të tjerët 30-vjeçari tenton të fshihet brenda lavazhit.

Aty në pamundësi për tu larguar më tej, katër të rinjtë e godasin vazhdimisht me shkopa bejsbolli dhe më pas largohen, ndërsa Hasani siç shihet edhe në fund të videos, me zor ngrihet në këmbë.

Pas ngjarjes ai është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetëm.

Autorët e dyshuar janë identifikuar si Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

Çfarë tha policia

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.