“Skifteri” kapet nga kamerat e sigurisë, futet në banesë në Shkozë dhe vjedh paratë

Një 28-vjeçar është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një banese, në momentin kur futet fshehurazi për të vjedhur. I riu është identifikuar

Tetor 15, 2023 - 13:55
 0
“Skifteri” kapet nga kamerat e sigurisë, futet në banesë në Shkozë dhe vjedh paratë

Një 28-vjeçar është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një banese, në momentin kur futet fshehurazi për të vjedhur. I riu është identifikuar si Emiljan Ali (Gjoni) dhe është vënë në pranga nga uniformat blu. Gjatë kontrollit policia i gjeti aksesorë floriri, 7500 euro dhe 1138 paund të vjedhura në këtë banesë.

 

Ishte pronari i banesës në Shkozë që denoncoi rastin, ndërsa i riu me një pjesë të parave mësohet të ketë blerë telefon. Ai rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.