Skraparliut i shkon keq aventura “hot” në Tiranë, arrestohet në qendër masazhesh bashkë me prostitutat

Një 31-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se kishte kishte përshtatur një qendër masazhesh për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit. Ndërkohë u

Mars 13, 2024 - 16:05
 0
Skraparliut i shkon keq aventura “hot” në Tiranë, arrestohet në qendër masazhesh bashkë me prostitutat

Një 31-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se kishte kishte përshtatur një qendër masazhesh për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit. Ndërkohë u shpall në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë  gjithashtu një punonjëse e qendrës si edhe një klient i qendrës së masazheve, 21 vjeç, banues në Skrapar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”.

Si rezultat i tij:

▪u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;

– I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;

– M. C., 37 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse në qendrën e masazheve.

▪u proceduan penalisht:

– D. H., 38 vjeçe, L. S., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve;
– A. B., 34 vjeç, A. I., 28 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve;

▪po punohet për kapjen e shtetasit O. Rr., 38 vjeç.

Shtetasit O. Rr. dhe E. O., administronin një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet./vizionplus.tv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.