Skuadra fituese nuk ndryshohet?!/ Fatjon Kodra: Të gjithë në lupën e Silvinhos

Të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë, por edhe më gjerë janë nën lupën e Silvinhos, për të krijuar ekipin që do

Janar 28, 2024 - 23:14
 0
Skuadra fituese nuk ndryshohet?!/ Fatjon Kodra: Të gjithë në lupën e Silvinhos

Të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë, por edhe më gjerë janë nën lupën e Silvinhos, për të krijuar ekipin që do të shkojë në Gjermani në muajin qershor. Këtë gjë e bëri të ditur drejtori i PR në FSHF Fatjon Kodra ekskluzivisht për Studio Sport në Vizion Plus, teksa shtoi se skuadra fituese teknikisht nuk do ndryshojë.

Ai la të hapur mundësinë që nëse ka ndonjë lojtar në formë, do i jepet shansi të luaj në fushën e blertë për kombëtaren shqiptare.

Është e vështirë për të pasur biseda të tilla me trajnerin sepse ai që në 15 janar është futur me kokë në zyrën e tij për të përgatitur në detaje për Europianin. Njësoj si për kualifikueset, është e njëjta traditë pune. Analizon dhe komunikon zyratrët dhe në ditët në vijim do ketë tur për të takuar nga afër lojtarët. Dera e kombëtares është e hapur, siç e ka thënë edhe trajneri. Nëse flasim në aspekt teknik skuadra fituese nuk ndryshohet. Nëse do ketë lojtar në foirmë do ketë ndryshime. Ata që kuajnë në Europë apo Amerikë janë në lupën e Sylvinjos e nuk ngelet asnjë pa u monitoruar”, tha Kodra./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.