Slloveni/ Forumi i Bled, Rama: Nuk besoj se në 2030 do jemi në BE, duhet më shumë konvergjencë. Jam tragjikisht optimist…!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Bled që po zhvillohet në Slloveni. Në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, me temë “solidariteti për sigurinë globale”, kryeministri Rama, lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, u shpreh se ndihet ‘tragjikisht optimist’. Rama nuk i kurseu as […]

Gusht 28, 2023 - 15:40
 0
Slloveni/ Forumi i Bled, Rama: Nuk besoj se në 2030 do jemi në BE, duhet më shumë konvergjencë. Jam tragjikisht optimist…!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Bled që po zhvillohet në Slloveni. Në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, me temë “solidariteti për sigurinë globale”, kryeministri Rama, lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, u shpreh se ndihet ‘tragjikisht optimist’.

Rama nuk i kurseu as batutat kur tha: Me këtë panel si autobus dhe unë jam tragjikisht më shumë optimist, megjithëse është më mirë se një avion rus…

Më tej ai shtoi se nuk beson se në 2030 do të jemi në BE, ndërsa shtoi se BE duhet të jetë më shumë mbështetëse ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm të kritikojë.

“Nuk besoj se në 2030 ne do jemi në BE por për disa nga hapat kjo do të ishte shumë e mirë. Duhet ta kuptojnë që boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni, dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 130 e ca euro për 6 prej nesh, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy prej nesh këtu. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë.

Vendet që hyjnë në rrugën e BE deri në momentin që bëhen anëtarë, nuk duhet vetëm të kenë reforma dhe kritika, që janë të nevojshme, por dhe mbështetje konsistonte. Nuk po them nga pikëpamja financiare por dhe të aksesit tonë në tregun e përbashkët dhe hapësirë më të madhe dhe për ndërmarrjet tona”, tha Rama.

Për 20 vite Rama shpreson që BE të ketë mbushur ‘premtimin’ për anëtarësimin e vendit tonë në union.

“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave… kjo do të ishte shumë mirë. Përderisa ne po flasim për konvergjencën me BE, duhet të kuptojë që boshllëku për frymë i BE-së, rreth këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 170 e ca euro… dhe më shumë se 14 mijë euro për të gjithë ne. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë.

Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët. Të gjithë duhet të kenë parasysh që ajo që po ndodh në të gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë ne folëm për projekte që duhet të investuar… nga ana tjetër merreni me mend kush po i financon, amerikanët, kinezen, arabët… që unë e di që nuk e kanë AQUIE-n e përmbushur.

Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër. Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin Charles (I drejtohet Presidentit të Këshillit Evropian)- tha Rama/m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.