Slloveni/ Sekuestrohen 260 kg kokainë, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, me peshë prej 260 kilogramësh, në portin e Koperit. Kjo ndodhi pasi dy zhytës u panë pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut. Lajmin e raportoi agjencia sllovene e lajmeve STA, duke njoftuar se dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, […]

Mars 19, 2024 - 19:30
 0
Slloveni/ Sekuestrohen 260 kg kokainë, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, me peshë prej 260 kilogramësh, në portin e Koperit.

Kjo ndodhi pasi dy zhytës u panë pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Lajmin e raportoi agjencia sllovene e lajmeve STA, duke njoftuar se dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.

Sipas mediave sllovene, vlera e kokainës në tregun e zi është rreth 10 milionë euro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.