Sondazh/ Zhvlerësimi i euros përkeqësoi financat e familjeve shqiptare, të prekur 60.8% e qytetarëve

Zhvlerësimi i fortë i euros ka nisur tashmë të japë efektet edhe në ekonominë e familjeve shqiptare duke u përkeqësuar financat. Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zalonshnja, 60.8% e qytetarëve thonë se zhvlerësimi i euros ua ka përkeqësuar ekonominë në familje. Sipas të dhënave të publikuara […]

Janar 17, 2024 - 22:45
 0
Sondazh/ Zhvlerësimi i euros përkeqësoi financat e familjeve shqiptare, të prekur 60.8% e qytetarëve

Zhvlerësimi i fortë i euros ka nisur tashmë të japë efektet edhe në ekonominë e familjeve shqiptare duke u përkeqësuar financat.

Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zalonshnja, 60.8% e qytetarëve thonë se zhvlerësimi i euros ua ka përkeqësuar ekonominë në familje.

Sipas të dhënave të publikuara në emisionin “Repolitix” 30.0% e qytetarëve thonë se zhvlerësimi i euros nuk ka ndikuar në ekonominë e tyre. Vetëm 9.2% thonë se nënçmimi i euros e ka përmirësuar ekonominë e tyre.

Edhe në javët e para të vitit 2024 leku po ruan pozita të forta në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të mërkurën me 103.70 Lekë.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.