Sondazhi: 2/3 e shqiptarëve të rritur, vlerësimi pozitiv për punën e Policisë

Barometri i opinionit për punën e Policisë së Shtetit – 2 tetor 2023 Nga Eduard Zaloshnja Gjatë periudhës 2018-2020, Instituti AGENDA zhvilloi barometrin e opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Barometri po rifillohet përsëri nga Insituti Agenda me sondazhin e […]

Tetor 2, 2023 - 10:25
 0
Sondazhi: 2/3 e shqiptarëve të rritur, vlerësimi pozitiv për punën e Policisë

Barometri i opinionit për punën e Policisë së Shtetit – 2 tetor 2023

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë periudhës 2018-2020, Instituti AGENDA zhvilloi barometrin e opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Barometri po rifillohet përsëri nga Insituti Agenda me sondazhin e realizuar më 1-2 tetor, në serinë e sondazheve periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Gjetjet dhe metodologjia e këtij sondazhi vijojnë më poshtë.

GJETJET E SONDAZHIT

  • Plot 2/3 e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 56.6% pozitiv dhe 10.3% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 1).
  • Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni Tabelën 2).
  • Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 3).
  • Pothuaj 2/3 e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 4).
  • Mbi 79% e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni Tabelën 5).
  • Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë rrugore ka ndikuar për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor (shihni Tabelën 6).

SHËNIME METODOLOGJIKE

  • Pyetësori tip i hartuar në bashkëpunimin e mëparshëm me SCPA u përdor edhe për këtë sondazh të serisë së re të Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit.
  • U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.
  • U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.
  • Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish.
  • Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.1%.
  • Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.