Sondazhi i FIAA për mjedisin e biznesit, Doganat marrin vlerësimin më të lartë

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) publikoi dje të dhënat e dala nga sondazhi me anëtarët e saj mbi mjedisin e biznesit në Shqipëri për vitin 2023. Administrata Doganore bën të ditur se ka marrë vlerësimin më të lartë krahasuar me të gjitha institucionet e tjera, 75 nga 100 pikë, duke shënuar performancën […]

Tetor 27, 2023 - 13:25
 0
Sondazhi i FIAA për mjedisin e biznesit, Doganat marrin vlerësimin më të lartë

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) publikoi dje të dhënat e dala nga sondazhi me anëtarët e saj mbi mjedisin e biznesit në Shqipëri për vitin 2023.

Administrata Doganore bën të ditur se ka marrë vlerësimin më të lartë krahasuar me të gjitha institucionet e tjera, 75 nga 100 pikë, duke shënuar performancën më të lartë, sipas vlerësimit të investitorëve të huaj në Shqipëri.

“Në vlerësimin e marrëdhënieve mes investitorëve të huaj dhe institucioneve shqiptare, është shënuar një klimë proaktive e klimës për biznes. Marrëdhëniet me institucione si Administrata Doganore, Qeverisjen vendore, sistemi prokurimit publik, kanë shënuar mbi 70 pikë në shkallën e performancës duke marrë dhe vlerësimin më të lartë në këtë raport”,  thuhet në raportin e FIAA-s.

Sipas studimit “Doing Bussines in Albania 2023”, investitorët e huaj janë pyetur se si i vlerësojnë marrëdhëniet me administratën doganore.

Rezultatet tregojnë se dogana ka përmirësuar me 3 pikë renditjen nga viti 2022 (72/100) dhe ka vlerësimin më të lartë dhe rekord për vitin 2023 (75/100) nga gjitha institucionet.

Administrata Doganore thotë se mbetet e angazhuar në misionin e saj për të siguruar procedura doganore transparente, duke rritur bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe sektorin privat, në funksion të realizimit të të ardhurave për buxhetin e shtetit duke mbajtur ekuilibrin e duhur mes lehtësimit të procedurave dhe kontrolleve doganore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.