Sondazhi/E mirë apo e keqe? Si e vlerësojnë shqiptarët aktualisht jetën e tyre
Barometri në Euronews Albania ka realizuar këtë herë një studim ku analizohen nga qytetarët 30 vite tranzicion në një reflektim kolektiv se si kanë ndikuar ndryshimet e këtyre 30 viteve në jetën e tyre. Njëra nga pyetjet i ka vendosur ata të vlerësojnë jetën e tyre aktuale si të mirë apo të keqe, në një […]
Barometri në Euronews Albania ka realizuar këtë herë një studim ku analizohen nga qytetarët 30 vite tranzicion në një reflektim kolektiv se si kanë ndikuar ndryshimet e këtyre 30 viteve në jetën e tyre.
Njëra nga pyetjet i ka vendosur ata të vlerësojnë jetën e tyre aktuale si të mirë apo të keqe, në një shkallë vlerësimi nga 1 – 10. 44,7% e tyre vlerësojnë si të mirë jetën e tyre aktuale, ndërsa 19,4 % e vlerësojnë si të keqe jetën e tyre aktuale.
Krahasuar me vendet e tjera ish komuniste të Evropës Lindore në një studim të ngjashëm të realizuar pak vite më parë nga Pew Research Center, rezulton se Shqipëria është e ngjashme me Lituaninë dhe Hungarinë nga vlerësimi për jetën aktuale si pozitive, më lart se Ukraina, Rusia dhe Bullgaria dhe më poshtë në vlera se Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke.
What's Your Reaction?